Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, bëri me dije emrat e disa ambasadorëve të rinj të unionit, që do të caktohen në vendet vakante në misionet diplomatike të unionit mes të cilëve dhe Shqipëria.
Kështu, Silvio Gonzato është emërimi i përfaqësuesit të lartë të BE për të drejtuar misionin në Tiranë.
Gonzato ka shërbyer më herët si zv.ambasador i BE në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork. Detyrat e tij të mëparshme kanë qenë në EEAS si drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin publik dhe diplomacinë publike.
Misioni i Gonzato në Tiranë pritet të nisë formalisht, më 1 dhjetor 2023.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.