Gazeta Si – Një 33-vjeçar në Kavajë është goditur me sëpatë në kokë nga një 52-vjeçar në tentativë për ta vrarë në një lokal në lagjen nr.4 të qytetit.
Policia thotë se i dyshuari A.P., u konfliktua me shtetasin I.Gj., pas një sherri për motive të dobëta, duke e goditur me sëpatë në kokë, gjë që i shkaktoi dëmtime.
Për pasojë, 33-vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar. Policia arrestoi 52-vjeçarin, të cilin e akzuon për vrasje me dashje të mbetur në tentativë
Po kështu, u arrestua dhe pronari i lokalit, E.D., 44 vjeç për veprat penale përkrahje e autorit të krimit dhe organizim i lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin.
Sipas policisë, pas konfliktit në lokalin e tij, pronari ka prishur vendin e ngjarjes, ndërsa kur është marrë në pyetje nga oficeri i policisë, ka deklaruar se shtetasi 33-vjeçari i plagosur ishte dëmtuar, pasi ishte rrëzuar nga shkallët. Gjatë kontrollit në celularin e E.D., policia ka gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati.
Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.D., 31 vjeç, banues në Kavajë, klient në këtë lokal, pasi edhe në celularin e tij gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




