Nga Gazeta ‘Si’-Gruaja e ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli u vra mbrëmjen e kaluar në fshatin Sinidoll të Prishtinës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi’. Mediat kosovare bëjnë me dije se viktima Liridona Murseli, 33-vjeç, është gjetur brenda në makinë.
Sipas policisë së Kosovës, Liridona Murseli po udhëtonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët kur dyshohet se një person i panjohur i ka ndaluar dhe u ka kërkuar sendet me vlerë. Naim Murseli ka arritur të largohet nga makina me dy djemtë, ndërsa 33-vjeçarja është qëlluar për vdekje.
Personat e dyshuar kanë lëvizur me një makinë tip “BMW” me targa të huaja.
Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli shkruan se ky është një lajm i tmerrshëm dhe shpreh ngushëllimet për familjen Murseli. Naim Murseli për shumë vjet është parë si një nga personat e afërt e kreut të AKR-së, ndërkohë që në media është prezantuar dhe cituar si këshilltar i tij.
“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen e ndaj me dy familjet e të ndjerës Liridona”, shkruan Pacolli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.