Nga Gazeta ‘Si’- Arben Morina është piktori i cili përmes veprës së tij ka sjellë portretet e 40 firmëtarëve të aktit të pavarësisë.
Në intervistat e dhëna ai ka theksuar se grumbullimi i materialeve ka qenë shumë i rëndësishëm, pothuaj po aq sa realizimi i portreteve. Nuk ekzistonin fotografitë për të gjithë firmëtarët, e për disa ato ishin tejet të dobëta e tiparet pothuajse të padukshme.
Në krye të herës, i është dashur të takojë koleksionistë, historianë e familjarë të firmëtarëve për të marrë prej tyre fotografi, në mënyrë që peneli i tij në telajo t’i qëndronte besnik imazhit të hershëm të atdhetarëve që u mblodhën në Vlorë 111 vite më parë.
Emrat e 40 firmëtarëve (jo sipas radhës së portreteve) : Ismail Qemal bej Vlora, Dom Nikollë Kaçorri, Vehbi Dibra Agolli, Jorgji Karbunara, Elmas Boce, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Rexhep Mitrovica, Dhimitër Tutulani, Abas Dilaveri, Shefqet Dajiu, Xhelal Koprencka, Hajredin Cakrani, Iljaz Vrioni, Murad Toptani, Luigj Gurakuqi, Spiridon Ilo, Thanas Floqi, Lef Nosi, Nuri Sojliu, Ferit Vokopola, Ymer Deliallisi, Xhemal Deliallisi, Mustafa Merlika Kruja, Abdi Toptani, Veli Harçi, Nebi Sefa, Mit’hat Frashëri, Zihni Abas Kanina Hamzaraj, Qemal Karaosmani Elbasani, Sali Gjuka, Dhimitër Berati, Dhimitër Mborja Emanoil, Dimitër Zografi, Pandeli Cale,Bedri Pejani, Qemal Mullaj, Dr. Myrteza Ali Struga, Aristidh Ruci, Zyhdi Ohri


Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



