Gazeta Si – Një servis makinash është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës, pak pas përfundimit të ceremonisë së ngritjes së Flamurit, ku ishin të pranishëm krerët më të lartë të shtetit dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Banesa, e cila shërbente dhe si servis është shkrumbuar e tëra dhe po vijon të digjet.



Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Sheshit të Flamurit dhe flakët në servis janë përhapur me shpejtësi për shkak të vajrave dhe lëndëve djegëse që ndodheshin të akumuluara aty.
Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, teksa shkaqet e zjarrit, tymi i të cilit përfshiu zonën, janë ende të paqarta. Mësohet se nuk ka të lënduar por dëmet materiale janë të shumta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




