Gazeta Si – Tre banorë të fshatit Prodan në Kolonjë kanë rrezikuar të mbyten në ujërat e përroit Prodan- Gjonç.
Te tre personat po udhëtonin me një mjet fuoristradë me të cilin kanë tentuar të kalojnë në ujin e rrëmbyer të lumit. Për shkak të prurjeve të shumta, mjeti ka mbetur i bllokuar në rrjedhën e lumit.
Banorët e fshatit kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës të bashkisë, të cilët ndihmuan banorët e bllokuar në mjetin e tyre që të dalin nga lumi.
Mungesa e një ure në këtë fshat ka bërë që banorët të zgjedhin mënyra alternative për të kaluar lumit duke kaluar mes përmes tij.
Përmbytjet gjatë vjeshtës dhe dimrit që rrezikojnë fshatin Prodan në Kolonjë, i cili është i ndërtuar buzë lumit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




