Ka ndodhur

Plagosje me thikë në Durrës, 60-vjeçari në gjendje të rëndë në spital

Gazeta Si – Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të hënë në lagjen nr. 14 në Durrës. Policia njofton se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 54-vjeçari Ermal Çitizi ka plagosur me thikë 60-vjeçarin Gëzim Dika, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të 54-vjeçarit për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë