Bursa

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Euro do të rritet

Nga Gazeta ‘Si’-Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet mbi suportin 1.0917 trenda gjatë javës(27 nëntor-3 dhjetor) do të jetë pozitive me target 1.102, reagimi pozitiv ndaj të cilit e avancon trendën pozitive drejt rezistencës 1.1046. Tregtimi nën suportin 1.0917 do të pasohej nga tentativa e testimit të suportit 1.083

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet mbi vlerën 1.258 trenda do të jetë bullish me objektiv 1.274. Tregtimi nën vlerën e sipërpërmendur do të pasohej nga testimi i suportit 1.255

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet nën vlerën 149.9 trenda do të jetë bearish me target 143.5. Tregtimi mbi vlerën 149.9 do ta avanconte lëvizjen për sipër maksimumi deri në vlerën 150.5

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet mbi suportin 35225 trenda do të jetë bullish drejt objektivit 35390. Tregtimi nën vlerën 35225 do të pasohej nga tentativa e testimit të suportit 35000

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet nën vlerën 75.5 trenda do të jetë rënëse me target 73.9. Tregtimi mbi vlerën 75.5 hap rrugën për avancim drejt rezistencës 76.5, reagimi pozitiv ndaj së cilës do të pasohej nga tentativa e testimit të rezistencës së radhës 78.4

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet nën vlerën 37540 trenda do të jetë korrektuese me target 36500, reagimi negativ ndaj së cilës e thellon korrektimin drejt suportit 35750.

Tregtimi mbi vlerën 37540 do të pasohej nga tentativa e testimit të vlerës më të lartë të tregtimit të javës së kaluar 38365


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë