Gazeta Si – Një juriste e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan, është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Punonjësja e këtij institucioni, me iniciale I.B., 30 vjeçe, në bashkëpunim me një 37-vjeçar të arrestuar dhe një person tjetër të shpallur në kërkim, dyshohet se falsifikoi kontratat për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin nga 27-vjeçari Th.B., dhe personi në kërkim R.L.
Këtyre automjeteve iu ishte hequr GPS-i dhe iu ndryshua pronësia duke falsifikuar dokumentet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




