Gazeta Si – Një bombol zjarri ka shpërthyer aksidentalisht në një banesë paraditen e kësaj të hëne në lagjen nr.2 të qztetit të Laçit.
Si pasojë e flakëve të përhapura në shtëpi, kanë pësuar djegie në trup një çift bashkëshortësh. Siupas policisë, 62-vjeçari me iniciale B.B., dhe 61-vjeçarja me iniciale M.B., ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të situatës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




