Gazeta Si – Gjashtë ditë pas një aksidenti të rëndë, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, 14-vjeçari Arjol Dervishaj, i cili u përplas në zonën e Delvinës teksa udhëtonte me makinë me dy shokët e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 21 nëntorit, kur një nga 14-vjeçarët kishte marrë makinën e babait dhe bashkë me dy shokët po dilnin xhiro.
Përplasja mendohet të ketë qenë tepër e fortë dhe 14-vjeçari Dervishaj mori plagë të rënda, ku si pasojë po trajtohej në reanimacion, por nuk mundi t’ia dilte për shkak të dëmtimeve në kokë.
Arjol Dervishaj, nga Vllahati, i cili ishte pasagjer, mbeti i dëmtuar rëndë në kokë, dhe u transportua në spitalin e ‘Traumës’ me helikopeter për mjekim më të specializuar, por nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në aksident mbetën të lënduar dhe dy adoleshentët e tjerë, ndërkohë që është arrestuar babai që i kishte dhënë makinën djalit të tij të mitur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




