Ka ndodhur

‘Do kthehem në shtëpi nga Mali i Gramozit’ shkonte për punë sezonale në Greqi, humb 62 vjecari

Një 62-vjecar nga qyteti i Ersekës, por emigrant në Greqi ka humbur kontaktet me familjarët pasi i kishte njoftuar se do kthehej në shtëpi.

Në kontaktin e tyre të fundit ai ju kishte rrëfyer se do të udhëtonte drejt Ersekës nëpërmjet malit të Gramozit por pas asaj telefonate 62-vjeçari nuk ka kontaktuar më me familjarët e tij.

Denoncimi për humbjen e kontakteve është bërë nga familjarët e 62 vjecarit nisur edhe nga kushtet atmosferike për shkak të reshjeve të dëborës, ngricave dhe të ftohtit.

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të tij duke kontaktuar edhe me shtetin Grek nëse ekziston mundësia e kthimit mbrapsht, në të kundërt kërkimet do të nisin edhe në malin e Gramozit.

“Më datë 25.11.2023, në Komisariatin e Policisë Kolonjë ka bërë kallëzim shtetasi I. Zh., 26 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, i cili ka deklaruar se më datë 23.11.2023, ka humbur kontaktet me babanë e tij shtetasin N. Zh., 62 vjeç, i cili sipas deklarimit të djalit, po kthehej nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë