Një 27-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare në vendin e saj të punës.
I arrestuari, rezulton i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, aktualisht i liruar me kusht.
Sipas Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se në një biznes në njësinë administrative nr. 8, një shtetas kishte ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Falë veprimeve të shpejta profesionale u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit M. Gj., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, në ambientet e punës së saj.
Gjithashtu, po ditën e djeshme, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me mjet prerës thikë, një 20-vjeçare, në Rrugën e Dibrës.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i arrestuari ka qenë i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, dhe aktualisht është i liruar me kusht.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




