Ka ndodhur

Sekuestrohen mbi 7 kg kanabis në Tiranë, arrestohen në flagrancë 3 të rinj

Gazeta Si – Një sasi prej 7 kg e 300 gramë kanabis janë sekuestruar në Tiranë, ku janë vënë në pranga 3 të rinj.

Policia tha se gjatë operacionit në Rrugën e Limuthit në kryeqytet, janë kapur në flagranë 18-vjeçari me iniciale G.P., 22-vjeçari me iniciale I.K., të dy banues në Vorë dhe 20-vjeçari me iniciale A.K., banues në Dibër për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë ndërhyrjes nga policia, 3 të rinjtë janë kapur në flagrancë duke transportuar me këmbë një thes brenda të cilit kishte kanabis me peshë rreth 7 kg e 300 gramë.

Gjatë kontrollit në banesën e 22-vjeçarit banues në Dibër, policia lokale gjeti dhe sekuestroi 1 kg tjetër kanabis. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë