Gazeta Si – Një aksident i rëndë i mori jetën një 34-vjeçari me iniciale A.Q., të shtunën në mbrëmje në Sarandë. I riu ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij kur ka dalë nga rruga, ku fillimisht është përplasur me bordurën e rrugës dhe pastaj ka rënë poshtë.
Për rrjedhojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit në bregdetar.
Pas njoftimit nga një qytetar i rastit ka shkuar ambulanca dhe 34-vjeçari është transportuar në urgjencën e spitalit, ku është konfirmuar vdekja e tij. Mësohet se 34 vjeçari ndodhej i vetëm në mjetin e tij.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e këtij aksidenti të rëndë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




