Nga Gazeta Si – Një konflikt ka ndodhur mes dy personave në Peqin për motive të dobëta, ku njëri prej tyre me precedent penal, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Konflikti ka ndodhur gjatë aktivitetit për festat e nëntorit. Sipas informacioneve paraprake dyshohet që kryetari i Bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.
“Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve L. E., 50 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia po punon për kapjen e personit që qëlloi në ajër me armë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




