Gazeta Si – Trupi pajetë i një 42-vjeçari nga Tirana është gjetur në portin e peshkimit në Durrës.
Viktima është pikasur nga peshkatarët dhe sipas policisë, viktima nuk ka shenja dhune. Dyshohet që ai të jetë mbytur aksidentalisht.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 42-vjeçari, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, është mbytur aksidentalisht në det.
Policia ka kontaktuar familjarët e tij të cilet kanë deklaruar se 42-vjeçari ishte i alkoolizuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




