Ka ndodhur

I goditi me thikë vëllain, oficeri i ushtrisë plagos me armën e shërbimit 34-vjeçarin në Vorë

Gazeta Si – Dy persona mbetën të plagosur mesditën e kësaj të enjteje në Vorë, si pasojë e një sherri mes 3 personave.

Protagonistë janë 2 vëllezër, njëri prej të cilëve oficer ushtrie dhe një 34-vjeçar. Burime zyrtare të policisë thonë se gjithçka ndodhi teksa dy vëllezërit Kidi Muzhaqi dhe Ermal Muzhaqi (24 dhe 27 vjeç) ndodheshin në makinë dhe 34-vjeçari Ergest Hoxha për arsye momentalisht të paqarta, plagosi me thikë në krah 24-vjeçarin Kidi Muzhaqi.

Kjo solli reagimin e vëllait të tij të madh, oficerit Ermal Muzhaqi, i cili nxori armën e shërbimit, duke e lënë të plagosur 34-vjeçarin Hoxha.

Dy të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa oficeri i ushtrisë, pas ngjarjes u vetëdorëzua në polici bashkë me armën e shërbimit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë