Njerez

Raporti/Mbi 40% e shqiptarëve jetojnë në banesat e ndërtuara gjatë komunzimit

Nga Gazeta ‘SI’ – Në raportin e fundit të Tranzicionit të sapopublikuar, BERZH analizon edhe banesat sipas vendeve, për të vlerësuar jetesën e tyre dhe ndryshimet që duhen bërë nga qeveritë.

Sipas grafikut, Shqipëria është një ndër vendet e Europës Jug-Lindore me më shumë banesa të reja, rreth 35% e familjeve jetojnë në ndërtesa që janë ndërtuar pas vitit 2000. Gjithsesi mbetet e lartë edhe numri i atyre që jetojnë në ndërtesa më të vjetra. Rreth 40% e familjeve shqiptare jetojnë në banesa të ndërtuara gjatë periudhës komuniste 1953-1989.

BERZH thekson se rritja e ndërtesave të reja, nuk është shumë zhvillim pozitiv, sepse me to kanë ardhur edhe problemet infrastrukturore dhe një kaos në tregun imobiliar.  

Raporti thekson se në pallatet me shumë hyrje, zhvillim i post-komunizmit ka sjellë probleme. Në Shqipëri, më shumë se 70% e familjeve jetojnë në apartamente në pallate të mëdha dhe shumica prej tyre nuk kanë menaxhim dhe rrjedhimisht ato janë në kushte më të këqija se ato me menaxhim.

Nga ana tjetër, vendi jonë renditet i pari në listën e BERZH për pronësinë, që do të thotë mbi 90% e familjeve janë pronarë të banesës ku jetojnë. Shqipëria lë pas edhe vendet shumë të pasura me këtë shifër. Kjo sepse sipas BERZH, Shqipëria bën pjesën në grupin e “sistemit dualist” ku banesa/prona vlerësohet si pasuri dhe ka prioritet posedimin e një shtëpie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë