Ka ndodhur

Bizhuteri kontrabandë në argjendaritë e tyre, procedohen 7 persona në Tiranë

Nga Gazeta ‘Si’-Shtatë persona janë proceduar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Second Hand”.

Në subjektet e tyre janë gjetur bizhuteri si varëse, byzylykë, unaza etj, me mbishkrimin “Pandora”, të cilat nuk i justifikonin me fatura doganore dhe tatimore, e të dyshuara kontrabandë.

Këto subjekte nuk kanë të drejtë të tregtojnë bizhuteri “Pandora”, pasi është markë e mbrojtur.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të sendeve me vlerë. Shtetasit e proceduar penalisht janë G. S., 36 vjeç, F. D., 27 vjeç, M. B., 44 vjeçe, I. B., 37 vjeçe, F. S., 29 vjeç, I. I., 33 vjeç, F. A., 46 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë