Bota

Putin në samitin e G20: Duhet të mendojmë si t’i japim fund tragjedisë në Ukrainë

Gazeta Si- Lufta në Ukrainë është një "tragjedi" dhe ne duhet të mendojmë se si t'i japim fund asaj"

Kështu u shpreh presidenti rus Vladimir Putin, duke folur përmes video-konferencës në samitin e G20.

Rusia – sipas presidentit rus – nuk i ka refuzuar kurrë bisedimet e paqes për Ukrainën. Putini nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Ai kurrë nuk e përcaktoi atë që po zhvillohet në Ukrainë si një "luftë", por vetëm një "operacion ushtarak special".

Presidenti rus, i cili e përkufizoi konfliktin në Ukrainë si "një tronditje", foli gjithashtu për luftën e vazhdueshme në Rripin e Gazës, të nisur nga Izraeli pas sulmit terrorist të 7 tetorit nga Hamasi. Për Putinin, ajo që po ndodh "në Palestinë" është një "shfarosje e popullatës civile".

Të dyja palët u angazhuan më parë në negociata, por pak përparim u arrit pasi Rusia ka refuzuar të heqë dorë nga territori që ka marrë në Ukrainë, ndërsa Kievi dëshiron që të kthehet e gjitha toka e tij.

Që atëherë, Putin ka pohuar vazhdimisht se është gati për bisedime, por analistët besojnë se ai në fakt nuk ka gjasa ta bëjë këtë deri në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA.

Kjo për shkak se zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 mund të ndikojnë në mbështetjen perëndimore për Ukrainën, me Donald Trump, i cili ka qenë shumë kritik për ofrimin e mbështetjes për Kievin, që pritet gjerësisht të fitojë nominimin republikan, sipas Sky News.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë