Politike

Pakti Rama-Meloni në Kushtetuese? Berisha: S’kemi vendosur ende. Me PS s’ka negociata, të zbatojë Kushtetutën   

Në një kohë që marrëveshja Rama-Meloni për azilkërkuesit është futur në axhendën parlamentare, ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur në daljen e përditshme për mediat nëse do ta dergojnë në gjykatën Kushtetuese.

“Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, kemi bërë një diskutim relativisht të gjatë, por pa konkluzion për këtë çështje.

Dhe u shty diskutimi pikërisht për këtë çështje, të dërgimit ose jo në Gjykatën Kushtetuese, të vazhdojë në një mbledhje të veçantë.

Do mblidhet vetë grupi dhe do vendoset si do gjykohet më e përshtatshme.

Unë nuk do prononcohem publikisht përpara vendimit të grupit, Unë do ndjek diskutimet dhe do mbështes vendimin e grupit pa asnjë lloj ekuivoku”, tha Berisha.

Ndërkohë thirrjes në një zë të ndërkombëtarëve për negociata  bashkëpunim me mazhorancën me qëllim që Kuvendi t’i kthehet normalitetit, Berisha iu përgjigj: “Çfarë negociate? Me Kushtetutën nuk ka negociata. Të zbatohet Kushtetuta. Çfarë negociate? Po kërkojme ne gjë ekstra? Vetëm Kushtetutën. Zbatimi i Kushtetutës është normalizimi i jetës parlamentare. Nuk ka nevojë për asnjë negociatë. Të shpallet zbatimi i vendimit të Kushtetueses.

Të shpallet vendim që opozitës nuk mund t’i preken përfaqësuesit që cakton. Kurrë nuk ka ndodhur që përfaqësuesit tanë të na i caktojë qeveria...”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë