Politike

Tym e flakë në Kuvend, PS fut në axhendën parlamentare marrëveshjen Rama-Meloni  

Marrëveshja e firmosur nga kryeministri, Edi Rama dhe homologia italiane, Giorgia Meloni, për ngritjen e dy kampeve ne Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës për azilkërkuesit që kapen ne det nga anijet italiane është futur për votim në axhendën parlamentare.

Drafti do të miratohet sot në Konferencën e Kryetarëve, sipas faqes zyrtare të Kuvendit, ndërsa kalimi i saj vjen në një kohë kur në Kuvend nuk ka punime normale.

Që do të thotë se sipas të gjitha gjasave diskutimi i kësaj marrëveshje do të kalojë përmes mbledhjesh online të komisioneve ashtu siç ndodhi edhe me projektbuxhetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë