Politike

Festat e 28-29 Nëntorit, qeveria shpall pushim për shkollat dhe administratën edhe të hënën (data 27)

Nga Gazeta ‘Si’- Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e hënë (27 nëntor), si ditë pushimi zyrtare për institucionet publike.

Në kuadër të festave të 28-29 nëntorit, të cilat përkojnë të martë dhe të mërkurë, qeveria ka shtuar si ditë pushimi edhe të hënën e 27 nëntorit, duke dhënë kështu 3 ditë zyrtare pushimi.

Në vendimin e qeverisë theksohet se dita e punës e së hënës do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë