Ka ndodhur

‘Tempulli’, kapen me 310 doza kokainë gati për shitje tre të rinj në Tiranë

Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar këtë të mërkurë në vijim të operacionit policor anti-drogë të koduar “Tempulli”.

Në pranga kanë rënë Bruno Xhaferaj, 30 vjeç, Agron Mema, 34 vjeç dhe Rediol Mekolli, 23 vjeç, të cilëve gjatë kontrolleve u janë gjetur 310 doza kokainë të gatshme për shitje.

Arrestimi i të rinjve është kryer në rrugën “Pap Gjon Pali II”, ku gjithashtu u kanë sekuestruar 5 telefona celularë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë