Kombetarja

Silvinjo mirënjohës: Falënderoj këdo që ishte pjesë e kësaj historie të mrekullueshme!

Gazeta Si – Një ditë pas ndeshjes në Moldavi dhe kualifikimit zyrtar për në Euro 2024, tarajneri Silvinjo ka bërë një postim në rrjetet sociale. Ai shkruan mes të tjerash për krenarinë dhe kënaqësinë që ndjen pas suksesit të arritur.

Silvinjo falënderon pastaj më radhë të gjithë ata që kanë kontribuuar në kualifikimin e Shqipërisë për në Europianin e Gjermanisë, duke shprehur publikisht mirënjohjen e tij.

Silvinjo me dy ndihmesit e tij Zabaleta dhe Doriva. Gazeta Si, 18 nentor 2023

“Është lumturi dhe krenari e madhe. Një vend në Euro 2024 është realizimi i ëndrrës së shumë njerëzve, ëndrrës së një kombi. Një moment i tillë gëzimi për popullin shqiptar është një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie. Faleminderit e mija shkojnë për shumë njerëz.

Për futbollistët, të cilët kuptuan dhe mbështetën idetë tona dhe gjithmonë luajtën me zemër. Për pjesëtarët e stafit teknik dhe administrativ, të cilët punuan intensivisht dhe u kujdesën për çdo detaj gjatë të gjithë këtij rrugëtimi. Për drejtuesit dhe punonjësit e federatës, që kanë bërë gjithçka që puna jonë të bëhej në perfeksion.

Për tifozët, për mbështetjen e tyre jetike brenda dhe jashtë shtëpisë tonë. Për familjen time, që është baza e gjithçkaje që bëj dhe që më jep mbështetje për ta bërë punën time me dashuri dhe dedikim. Për këdo që direkt apo indirekt ka qënë pjesë e kësaj historie të mrekullueshme. Euro 2024 është këtu tani. Forca Shqipëri!” – shkruan trajneri brazilian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë