Gazeta Si – Pak orë pas kualifikimit në ‘Gjermani 2024’, me atë barazim 1-1 në Moldavi, Kombëtarja shqiptare nisi përgatitjet për ndeshjen e fundit me Ishujt Faroe, që luhet ditën e hënë. Kuqezinjtë udhëtuan pas ndeshjes drejt Tiranës, ku mbërritën pas mesnate.
Trajneri Silvinjo vendosi që skuadra të jetë në fushë në mesditë, duke kryer një seancë për ndeshjen me Ishujt Faroe. Kombëtarja jonë synon fitoren për të siguruar vendin e parë në grup.
Në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’ ishin të pranishëm të gjithë lojtarët. Ata që luajtën titullarë ndaj Moldavisë u stërvitën në palestër, të tjerët edhe në fushë, nën urdhrat e trajnerit Silvinjo. Nuk ka asnjë problem fizik për asnjë nga lojtarët.
Shqipëri–Ishujt Faroe luhet në “Air Albania” të hënën, në orën 20:45. Seanca e fundit stërvitore do të bëhet ditën e diel, ndërsa trajneri Silvinjo dhe kapiteni do të dalin në konferencë shtypi në ora 17:15.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.