Ka ndodhur

Shpërthim me tritol në ambientet e jashtme të një lokali në Kamëz, vetëm dëme materiale

Nga Gazeta ‘Si’-Në orët e para të mëngjesit të sotëm (18 nëntor), një sasi tritoli ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga 24 vjeçari O.M në Kamëz. 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”. 

Si pasojë e shpërthimit, raportohen vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme të lokalit ku janë thyer disa xhama. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe kapjen e autorit që dyshohet se ka vendosur lëndë plasëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë