Kombetarja

Ne brazilianët kemi diçka të ngjashme me shqiptarët! Silvinjo emocionohet pas triumfit

Gazeta Si – Gjatë gjithë kohës ai ka qenë më seriozi, është munduar që edhe skuadrën ta mbajë me këmbë në tokë, edhe kur kuptohej se ishte arritur ‘de facto’ kualifikimi. Pas barazimit në Moldavi, kur Europiani u arrit zyrtarisht, trajneri Silvinjo nuk u përmbajt dot.

Ai vrapoi në fushë mjaft i emocionuar dhe përqafoi të gjithë lojtarët dhe ndihmësit e tij. Një vrapim çlirimi për diçka të arritur deri në fund. Më i emocionuar Silvinjo u shfaq në konferencën për shtyp, ku së pari falënderoi gjithë tifozët për mbështetjen.

Trajneri i kuqezinjve u shpreh se ndihet shumë mirë, pasi brazilianët kanë diçka shumë të ngjashme me shqiptarët. “Ne brazilianët kemi diçka që është shumë afër me shqiptarët. Ne përshëndesim, përqafojmë njerëzit dhe ulemi hamë bashkë. Kam mësuar shumë në Shqipëri për këtë pjesë, dua t’i falënderoj të gjithë”, – tha trajneri i Kombëtares, para se të fliste për pjesën teknike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë