Gazeta Si – Ka përfunduar 1-1 ndeshja në Moldavi, aq sa duhej për të përmbushur misionin e kualifikimit në Europian për herë të dytë në histori. Tani jemi zyrtarisht në Gjermani 2024. Kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 14 pikëve dhe me ndeshjen e me Ishujt Faroe mund të sigurojnë edhe vendin e parë dhe të thyejnë rekordin e pikëve në një fushatë eliminatore.
Shqipëria e dominoi edhe ndeshjen e sotme dhe me pak më shumë kujdes mund të kishte dalë me 3 pikë nga ‘Zimbru’, por edhe barazimi mjafton për të festuar. Sokol Cikalleshi shënoi golin e avantazhit, pas një penalltie të fituar nga Taulant Seferi. Ky i fundit iu afrua shumë golit të dytë, por traversa i tha ‘Jo”.
Pjesa e parë ishte më e mirë për Kombëtaren tonë, që pati nën kontroll gjithçka. Në të dytën nuk munguan rastet për të mbyllur ndeshjen, por kuqezinjtë nuk ia dolën të shënonin edhe golin e dytë. Në minutat e fundit Moldavia, e hedhur e gjitha në sulm, barazoi shifrat, por pa mundur të shkonte më tej.
Si në gjithë këtë fazë kualifikuese, Shqipëria ka treguar personalitet në fushë, ka bërë lojën e saj tipike tashmë të stilit Silvinjo dhe ka arritur objektivin. Është një Shqipëri fenomenale, një trajner fenomenal.
Takimi i radhës më 20 nëntor në ‘Air Albania’, ku kuqezinjtë kanë shansin të vendosin edhe ‘qershizën mbi tortë’ për të festuar gjatë bashkë me tifozët.
Episodet
Përfundon ndeshja 1-1.
87′ – Moldavia barazon me mbrojtësin Baboglo, i cili shfrytëzon një top në zonën tonë dhe mposht Berishën. 1-1.
86′ – Berisha shpëtimtar ndaj Damaskan, i cili gjuan nga shumë afër portës.
83′ – Asani ekzekuton një goditje dënimi në pozicion ballor, grushton portieri moldav.
80′ – Klaus Gjasula në fushë, largohet Bajrami.
73′ – Seferi pranë golit të dytë. Gjuajtja e tij brenda zonës devijohet nga portieri dhe më pas nga traversa, duke i mohuar golin sulmuesit kuqezi.
62′ – Daku merr vendin e Cikalleshit.
51′ – Berisha ndal një tentativë të moldavëve për golin e barazimit.
48′ – Seferi provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, topi kalon mbi tra.
41′ – Bajrami gjuan fort me të djathtën nga jashtë zonës, pret në dy kohë portieri moldav.
25′ – Sokol Cikalleshi kalon kuqezinjtë në avantazh. Sulmuesi kavajas kthen në gol penalltinë e fituar nga Taulant Seferi. 0-1.
Sokol Cikalleshi scores from the spot!
— FootColic ⚽️ (@FootColic) November 17, 2023
Moldova 0-1 Albania pic.twitter.com/CaIA6AVIXG
9′ – Mitaj ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të rrezikshme.
Moldavi-Shqipëri 0-1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.