Bota

IAEA paralajmëron: Irani ka uranium për tre bomba atomike

Gazeta Si - Irani është në gjendje të pasurojë uraniumin në një pastërti prej 60%, sipas dy raporteve konfidenciale nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Me një normë prej 3 kilogramësh në muaj, Teherani ka grumbulluar mjaftueshëm material për tre bomba.

Teherani bllokoi inspektimet e IAEA-s këtë vit. Prandaj nevojitet sqarim për faktin se "programi bërthamor iranian ka qëllime ekskluzivisht paqësore", shkruante drejtori Rafael Grossi në një nga dokumentet, të shikuar nga faqja e internetit “Semafor”.

Republika teokratike është i vetmi vend i aftë për të arritur këtë kapacitet pasurimi pa pasur - zyrtarisht - një program ushtarak.

Arritja e pragut prej 90%, një skenar i konsideruar i besueshëm nga vëzhguesit, do t'i jepte (praktikisht) regjimit mundësinë e prodhimit të armëve atomike.

Këtë vit, në Iran, IAEA gjeti gjurmë të uraniumit të pasuruar në 84%: ai u prodhua gabimisht, sipas Teheranit.

Javën e ardhshme, guvernatorët e IAEAs do të takohen në Vjenë. Një dënim formal mund të mbërrijë, por burimet e Kombeve të Bashkuara janë brë të gjalla: edhe pse Irani do t'i referohej Këshillit të Sigurimit, me kërcënimin e sanksioneve të reja, Rusia dhe Kina mund të ndalonin gjithçka me një veto.

Me luftën në Lindjen e Mesme dhe ndarjet në Pallatin e Qelqtë, ajatollahët mund të përshpejtoheshin edhe më shumë në "kërkim" të meterialeve prodhuese.

Sipas Shteteve të Bashkuara, kjo është pikërisht ajo që ata po bëjnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë