Ka ndodhur

Dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet 26-vjeçari në Burrel

Gazeta Si – Një 26-vjeçar në Burrel, është arrestuar, pasi dyshohet se ka kryer marreëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Sipas policisë, i riu e ka mashtruar të miturën duke e futur në makinë, dhe më pas duke abuzuar me të.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP Dibër, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasin 26 vjeç, banues në fshatin Komsi, Burrel, pasi nëpërmjet mashtrimit ka marrë në automjetin e tij një shtetase të mitur dhe më pas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë