Gazeta Si – Stadiumi ‘Zimbru’ sot në mbrëmje do të dominohet nga tifozët moldavë, aq më tepër që edhe Moldavia është në lojë për kualifikimin dhe kërkon fitoren. Megjithatë, nuk do të mungojnë në Kishinau as tifozët kuqezi.
Pjesëtarë të grupimeve kryesore të Kombëtares, por edhe shumë tifozë të tjerë kanë udhëtuar për në kryeqytetin moldav, në mbështetje të kuqezinjve, me shpresën që të festojnë bashkë me ta kualifikimin për në Europian.
Dhe ata kanë gjetur menjëherë pak Shqipëri edhe në Moldavi. Disa tifozë shkodranë, mes të cilëve edhe presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, kanë gjetur një lokal me pronar shqiptar në Kishinau, të quajtur ‘Sofra mangal Café’. Nga ky vend ata kanë postuar edhe disa foto në rrjetet sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.