Ka ndodhur

Dy aksidente në Durrës dhe Kavajë, humbin jetën një 50-vjeçar dhe një i ri

Gazeta Si – Dy aksidente tragjike me dy viktima kanë ndodhur brenda pak orësh në Durrës dhe Kavajë. Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, një 50-vjeçar, i cili lëvizte me biçikletë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Unazën e Shkozetit në Durrës.

Policia njofton se automjeti që drejtohej nga 32-vjeçari me iniciale A.G., ka përplasur 50-vjeçarin.

Ndërkaq, shoferi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërsa mbrëmjen e të enjtes, një i ri humbi tragjikisht jetën në Kavajë si pasojë e një aksidenti me makinë. Burime zyrtare të policisë thanë se ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”.

Viktima është një 28-vjeçar me iniciale B.Th., i cili dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe doli nga rruga, duke rënë në kanal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë