Kombetarja

Asnjë ‘aventurë’ në formacion, Silvinjo me ‘gladiatorët’ e tij nga minuta e parë

Gazeta Si – Trajneri brazilian e bëri të qartë në konferencë shtypi se asgjë nuk ka përfunduar dhe se Shqiëpria do të hyjë në fushë vetëm për fitore ndaj Moldavisë. Dhe për ta arritur këtë objektiv në fushë do të jenë më të mirët.

Mungojnë për shkak dëmtimi Ajeti dhe Mihaj, ndërsa Broja nuk është përfshirë as këtë herë në listë për shkak të situatës që ka kaluar po nga dëmtimet.

Kuqezinjtë pritet të luajnë sot me formacionin e tyre fitues, me atë që ka grumbulluar 13 pikë deri tani. Në portë do të jetë Etrit Berisha, përpara tij Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj nga krahët dhe dyshja Gjimshiti-Ismajli në qendër.

Në mesfushë, Ylber Rmadani është i palëvizshëm, po ashtu edhe Kristjan Asllani në krah të tij. Lojtari i Interit vjen nga një dëmtim i lehtë, por me shumë mundësi do të jetë në fushë nga minuta e parë. Pak përpara tyre doi të jetë Nedim Bajrami në rolin e një numri 10.

Për sulmin trajneri Silvinjo do të bazohet sërish te treshja e përbërë nga Asani dhe Seferi në krahë dhe Cikalleshi në majë. Duek përjashtuar ndonjë surprizë të minutës së fundit, ky pritet të jetë formacioni i Shqiëprisë në këtë ndeshje.

Në stol ndërkohë alternativat janë të shumta, me emra si Uzuni, Bare, Gjasula, Muçi, Daku e të tjerë, gati për të luajtur në çdo moment që skuadra do të ketë nevojë.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë
Berisha
Hysaj Ismajli Gjimsjhiti Mitaj
Asllani Ramadani
Bajrami
Asani Seferi
Cikalleshi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë