Gazeta si – Para se të zhvillonte me skuadrën seancën e fundit stërvitore, kapiteni Berat Gjimshiti doli në konferencë për shtyp, ku dha mendimin e tij në lidhje me sfidën e nesërme në Moldavi.
“Si Armenia? Po, ka kujtime kur je prapë pranë kualifikimit. Ti kujton ato momente të bukura dhe pozitive, tani duhet ta përsërisim atë sukses. Ka shumë lojtarë që nuk e kanë përjetuar atë ndjesi, sepse janë të rinj në Kombëtare. Do japim gjithçka në fushë.
Serioziteti? Presioni sa më afër je, aq më shumë rritet, por ndonjëherë edhe të ndihmon për ta përballuar ndeshjen. Trajneri bën punën e tij dhe ne më të vjetrit do të ndihmojmë më të rinjtë në fushë. Jemi shumë afër, por duhet të bëjmë edhe atë që ka mbetur për të mbërritur në Europian. Na duhet dhe një pikë.
Do të jetë shumë e vështirë, siç ka qenë gjithmonë në këto kualifikuese. Në ndeshjen e parë, deri në minutën e 60-të, kur Asani bëri atë supergjuajtje, nu kishim shumë raste. Nuk hyjmë në fushë për barazim. Në natyrë e kemi që sa herë dalim në fushë, duam të marrim 3 pikë”, – tha mbrojtësi kuqezi përpara gazetarëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.