Gazeta Si – Një 39-vjeçar me iniciale J.B., banues në Tiranë, është gjetur i pajetë në fshatin Daullas të Fierit.
Policia njofton se trupi i pajetë i tij është gjetur në një automjet tip “Volskwagen” të parkuar në anë të rrugës rreth orës 11:20 të kësaj të enjteje.
Nga veprimet e deritanishme, policia ka dyshime se 39-vjeçari është vetvrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të vërtetuar nëse rasti është vetëvrasje apo vrasje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




