Nga Gazeta ‘Si’-Kamioni i parë me naftë ka hyrë në Rripin e Gazës të mërkurën(15 nëntor) për herë të parë prej kur Izraeli ka vënë bllokadë në këtë enklavë për shkak të luftës me Hamasin, kanë thënë dy burime egjiptiane të sigurisë.
Dërgesa është mundësuar pasi Izraeli ka dhënë miratim për dërgim të 24.000 litrave naftë në Gazë, për përdorim nga kamionët e Kombeve të Bashkuara për shpërndarje të ndihmave, por jo për përdorim në spitale, sipas burimeve humanitare.
Ndihma në sasi të kufizuara kanë hyrë nga Egjipti në Gazë prej 21 tetorit, mirëpo Izraeli ka refuzuar që të lejojë hyrjen e naftës në këtë territor, duke thënë se Hamasi ka rezerva të mjaftueshme.
Dëshmitarët okularë të cituar nga Reuters thanë se dy cisterna të tjera po prisnin në anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah për të hyrë në Gaza.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar ditëve të fundit se shumë shpejt do t’i ndalin operacionet e ndihmës, për shkak të mungesës së naftës. Punëtorë për ndihma kanë thënë se mungesa e naftës, e cila është e nevojshme për spitale dhe furnizim me ujë, ka ndikuar në përkeqësim të kushteve për 2.3 milionë banorë të Gazës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



