Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë vitit të shkuar, 3.7 mln shqiptarë dolën jashtë vendit, me qëllime personale 97% apo profesionale. Në krahasim me 2021-shin, janë regjistruar mbi 8% më shumë udhëtime. Rreth 13% më shumë shqiptarë i bënë pushimet e tyre jashtë Shqipërisë. Sipas Instat, numri mesatar i netë qëndrimeve është 5.1 netë. Të moshuarit qëndrojnë deri në 7 ditë.
Përqëndrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt e verës dhe gjatë fundvitit.
Sipas Instat, përqindjet më të larta të udhëtimeve, brenda dhe jashtë Shqipërisë, janë kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç. Udhëtimet brenda vendit bëhen kryesisht nga femrat, mbi 50%. Ndërsa udhëtimet jashtë Shqipërisë janë kryer më shumë nga udhëtarët meshkuj, 55%.
Pjesa më e madhe e këtyre udhëtarëve kanë origjinë Tiranën, 36.6% të rasteve.
Në vitin 2022, destinacionet më të preferuara për udhëtime për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri janë qarqet: Tiranë 17%, Vlorë 15%, Korçë 14% dhe Durrës 11%. Në udhëtimet e kryera jashtë Shqipërie përqindjet më larta janë regjistruar në: Greqi 5%, Itali 5% dhe shtete të tjera si Spanjë, Angli, etj 3%.
Lloji më i shpeshtë i akomodimit në vitin 2022, është “të qëndruarit tek të afërmit ose miqtë”, ndjekur nga kategoria “hotel” dhe “ambiente akomodimi me qira” apo “shtëpi ose apartamente të dyta për pushime”. Në vitin 2022, vërehet rritje për kategorinë “qëndrim tek të afërmit ose miqtë” me 5.2 pikë përqindje ndërkohë ulja më e lartë është regjistruar për kategorinë “Shtëpi pushimi,druri, kamping, (SPA,llixha) etj” rreth 2.9 pikë përqindje.
Të dhënat kanë dalë nga anketa e Instat “Pushime dhe Udhëtime”, kryer pranë 10.240 familjeve shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



