Bota

Rusia gjobit gjigantin teknologjik‘Google’ për ruajtjen e të dhënave

Gjykata e Moskës përsëri ka gjobitur gjigantit teknologjik Google me pak më shumë se 154,000 euro për refuzimin që të dhënat e përdoruesve rusë t’i ruajë në Rusi.

Kjo nuk është hera e parë që gjiganti amerikan dënohet nga gjykatat në Rusi.

Në gushtin e vitit 2023, gjykata e ka dënuar Google me 32 mijë dollarë pasi nuk kishte fshirë informacionet rreth konfliktit në Ukrainë.

Gjatë vitit të kaluar, gjykata e Moskës ka gjobitur edhe kompanitë Apple dhe Wikipedia. Apple u gjobit me 4 mijë dollarë për shkak se nuk ka fshirë informacionet, të cilat regjimi rus i cilëson si të pavërteta në lidhje me luftën në Ukrainë.

Rusia e kishte paralajmëruar kompaninë amerikane se me informacionet që po ofronte, po destabilizonte situatën politike në shtetin rus. E njëjta gjykatë ka gjobitur edhe Wikipedian me 29 mijë dollarë. Ky ishte dënimi i shtatë me radhë ndaj Wikipedias me arsyetimin se po shpërndante informacione të pavërteta për luftën në Ukrainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë