Gazeta Si – Një sasi prej 32.7 kg kanabis është sekuestruar në pikën kufitare në Qafë Prushit në Kukës. Lënda narkotike u gjet në një automjet tip “Peugeot” me të cilin transportohej lënda narkotike.
Për këtë është arrestuar një 38-vjeçar nga Kosova, i cili transportonte lëndën narkotike të ndarë në disa pako.
Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë prangosur 2 prej të dyshuarve si organizatorë të sigurimit dhe të trafikimit të lëndës narkotike. Po ashtu, janë identifikuar 3 shtetas të tjerë, të përfshirë në këtë rast.
Sipas hetimeve të policisë 38-vjeçarit ia kishin dhënë makinën bashkë me lëndën narkotike në Morinë dy persona, G. M., nga Kosova, dhe A. A., nga Maqedonia e Veriut, kundrejt pagesës për ta dërguar në Kosovë.
Gjithashtu në këtë trafik droge janë të përfshirë edhe 1 maqedonas dhe dy serbë. Nga njoftimi i policisë po vijon puna për kapjen e tyre në bashkëpunim me policitë homologe.
Sasia e lëndës narkotike, e ndarë në disa pako, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e 38-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



