Ka ndodhur

Mbytet aksidentalisht në plazhin e Durrësit një grua 53-vjeçare

Gazeta Si – Trupi i pajetë i një gruaje 53-vjeçare me iniciale A.L., është gjetur mesditën e kësaj të hëne në plazhin e Durrësit, pranë sektorit “Iliria”.

Sipas policisë, ajo është mbytur aksidentalisht, ndërsa trupi i saj u dërgua në morgun e spitalit të Durrësit, për të kryer autopsinë.

Kufoma u pikas nga kalimtarët e rastit në zonë në sektorin Iliria, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Rreth orës 11:20, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases A. L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë