Ka ndodhur

Trafik armësh nga Kosova në Tiranë, arrestohet 44-vjeçari me disa emra. Policia jep detaje

Nga Gazeta Si – Një 44-vjeçar përfundoi në prangat e policisë në kuadër të një operacioni të koduar “Transportuesi”. Policia sqaroi se shtetasi, K. (A). C. (Ç), akuzohet për trafik të armëve nga Kosova në Shqipëri.

Gjatë kontrollit të automjetit që 44-vjeçari drejtonte, janë gjetur dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me fishek në fole, gati për qitje, një silenciator, krehra e municion luftarak.

Si rezultat në rrugën “Llazi Miho”, u kap dhe u arrestua shtetasi 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se 44-vjeçari, pasi ka siguruar armët e zjarrit në Kosovë, dyshohet se i ka trafikuar ato në Shqipëri, me qëllimin shitjen e tyre, te persona të tjerë.

Operacioni “Transportuesi” vijon. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë