Gazeta Si – Katër persona u arrestuan në Fier, dy të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.
Një 24-vjeçar dhe një 45-vjeçar u arrestuan pasi ky i fundit organizonte në lokalin e tij në lagjen “15 Tetori” në Fier lojëra fati.
Një 46-vjeçar u arrestua dhe dy të tjerë, 64 dhe 52 vjeç, u proceduan penalisht pasi kishin kishin vënë një lokal në Patos në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit. Dy shtetasit e proceduar u kapën në këtë ambient, duke vënë baste sportive me celularë.
Në pranga ra edhe një 20-vjeçar, ndërsa një 39-vjeçar u shpall në kërkim, pasi lokali i këtij të fundit në lagjen “29-nëntori”, ishte përshtatur për vënien e kundërligjshme të basteve sportive.
Për këto raste u sekuestruan në cilësinë 7 celularë dhe 3 kompjuterë, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




