Nga Gazeta ‘SI’ – Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar qeverisë fonde shtesë, për ndryshime infrastruktore në godinë, por edhe për pagat e punonjësve.
Fillimisht ishte kreu i SPAK, Altin Dumani që e preku këtë çështje përballë komisionit online për Çështjet Ligjore.
Në fjalën e tij, Dumani u shpreh se përgjithësisht në buxhet të gjitha kërkesat e Prokurorisë së Posaçme i gjen të vlerësuara, por vlerëson se ka vend për pranimin e kërkesë në lidhje me vlerësimin e pagave dhe shpenzimeve.
Më tej, kërkesa u shtjellua nga Armand Shini, Drejtor i Buxhetit pranë SPAK, i cili tha se rreth 500 mln lekë duhen për investime dhe rreth 74 mln të tjera për pagat.
“Projektbuxheti i vitit 2024 për SPAK parashikohet 1.5 miliard lekë, kjo e ndarë në zërin paga 979 milion lekë, sigurimet shoqërore 123 milion lekë, mallra e shërbime 228 milion lekë dhe 250 milion lekë investime. Ky buxhet në fakt nuk plotëson kërkesat e paraqitura nga ana jonë. Në zërin e pagave kërkohet shuma 216 milion lekë shtesë, në zërin mallra e shërbime 24 milion lekë, tek investimet 309 milion lekë. Kontributet e shoqërore e tejkalojnë kërkesën tonë. Tek pagat ka një mangësi në financim në shumë 74 milion lekësh. Zëri i pagave konstatojmë që nga Ministria e Financave nuk janë marrë parasysh efektet në pagën bruto, për gatishmërinë, orët jashtë orarit apo shpërblimet për rezultatet në punë”, tha Shini përballë deputetëve socialistë.
Kërkesa e SPAK u mbështet dhe nga deputetët e PS-së, duke thënë se është një institucion që i duhet mbështetja financiare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



