Bota

Itali, algjeriani i kërkuar për terrorizëm kapet në metro. Thërret ‘Allah Akbar’ dhe nxjerr thikën

Gazeta Si- Një 37-vjeçar algjerian u arrestua në metronë e Milanos me një urdhër-arresti ndërkombëtar për terrorizëm.

Gjatë kontrolleve, i dyshuaru u tregua shumë agresiv ndaj oficerëve italianë, thirri “Allah Akbar” dhe tentoi disa herë të nxjerrë një thikë me teh mbi 12 centimetra nga çanta e shpinës.

Ngjarja ka ndodhur në stacionin e metrosë Cadorna, në qendër të Milanos, rreth dy javë më parë, por lajmi është bërë i ditur vetëm këtë të enjte nga polica.

Pasi u ndalua, policët bënë krahasime foto-gjurmë gishtash, duke zbuluar kështu se 37-vjeçari, tashmë i panjohur për policinë italiane, kërkohej në Algjeri, sepse besohej se ishte pjesë e militantëve të Shtetit Islamik që nga viti 2015 dhe ishte i angazhuar në frontin Siri-Irak.

Nga sa ka dalë, duket se algjeriani nuk ishte ndaluar apo kontrolluar më parë në Itali dhe për këtë policia po përpiqet të kuptojmë se si ka hyrë dhe si ka arritur në Milano.

Sipas informacioneve fillestare, ai nuk kishte adresë fikse dhe ndoshta nuk kishte ardhur shumë kohë më parë.

Personi, me urdhër të Gjykatës së Apelit të Milanos, kompetente për procedurën e ekstradimit, për të cilën ministri i Drejtësisë tashmë ka dhënë pëlqimin, është dërguar në burgun “San Vittore”, në pritje të transferimit të afërt në Algjeri.

“Faleminderit policisë dhe vazhdoni kështu, le t’i ndjekim një nga një dhe t’i dërgojmë në shtëpi”.

Kështu shkruan në Instagram, zëvendës-kryeministri dhe ministri i Transporteve të Italisë, Matteo Salvini, duke komentuar lajmin të arrestirit për terrorizëm në metronë e Milanos.

“Kërkohej në Algjeri, – shkruan aleati i ngushtë i kryeministres Meloni, – kishte një thikë në çantën e shpinës, tentoi të sulmonte policinë dhe në fund thirri ‘Allah Akbar’. Tani në burg në San Vittore, së shpejti në shtëpinë e tij në Algjeri”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë