Ka ndodhur

Tentoi të përdhunojë vajzën e tij, Gjykata e Durrësit lë në qeli babain 44-vjeçar

Gazeta Si – Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli babain 44-vjeçar, i cili akuzohet për tentativë përdhunimi ndaj të bijës 14-vjeçare.

Gëzim Ceku u arrestua nga policia për “dhunë në familje” dhe “marrëdhënie seksuale me të mitur mbetur në tentativë”.

Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar në lagjen 15 në Durrës, ku familja ishte vendosur prej pak kohësh dhe jetonte me qira.

I arrestuari u denoncua nga bashkëshortja për dhunë verbale, emocionale dhe për tentativë marrëdhëniesh seksuale me të bijën adoleshente, pasi e kishte nxjerrë atë nga banesa.

Pas arrestimit, 44-vjeçari ka mohuar akuzën për akte të turpshme ndaj së bijës dhe ka deklaruar se një akuzë e tillë është një kurth ndaj tij për ta larguar nga shtëpia. Sipas policisë, ndaj të akuzuarit nuk ka pasur më parë denoncime për dhunë në familje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë