Gazeta Si – Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e të mërkurës në afërsi të Kopshtit Zoologjik në Tiranë, ku humbi jetën një i ri.
Sipas policisë, makina që ai drejtonte përfundoi e përmbysur në anë të rrugës, pas përplasjes me një tjetër mjet. Viktima është një student i Akademisë së Sigurisë.
“Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia e Tiranës në një njoftim paraprak për mediat.
Aksidenti krijoi trafik makinash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



