Bota

Denoncimi i Kombeve të Bashkuara, në Gaza vritet një fëmijë palestinez çdo 10 minuta

Gazeta Si – Nga 8 tetori, kur nisi ofensiva e Izraelit në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit një ditë më parë, janë vrarë gati 9500 persona, mes të cilëve 3900 fëmijë dhe më shumë se 2400 gra.

Në Gaza, mesatarisht, vritet një fëmijë palestinez çdo 10 minuta dhe 3 plagosen. Denoncimi vjen nga zyra e Kombeve të Bashkuara, që në rrjetet sociale ka cituar Unrwa (Agjencia e Kombeve të Bashkuara ndihmën e refugjatëve palestinezë në Lindjen e Mesme) për të ilustruar pasojat e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës.

"Children are .NotATarget" (Fëmijët nuk janë një shënjestër) – është hashtag-u përbri një fotoje që shoqëron postimin.

"Gaza po shndërrohet në një varrezë fëmijësh, qindra djem dhe vajza vriten çdo ditë”, - ka thënë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, gjatë një deklarate për shtyp.

"Në 4 javë janë vrarë më shumë gazetarë se në çdo konflikt tjetër në të paktën tre 10-vjeçarë. Janë vrarë më shumë operatorë humanitarë të Kombeve të Bashkuara se në çdo periudhë tjetër të ngjashme në historinë e organizatës sonë”, - ka shtuar ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë