Bota

Alarm në gjithë veriun e Izraelit për 30 raketa të lëshuara nga Libani

Gazeta Si - Alarmi për raketa që vinin nga Libani ka rënë në gjithë rajonin verior të Izraelit. Sipas ushtrisë, janë lëshuar 30 raketa si kundërpërgjigje për sulmin ndaj territorit libanez.

Një raketë është lëshuar nga Libani drejt zonës së Haifas, ndërkohë që janë regjistruar dy të tjera në qiellin e Kiryat. ‘Ynet’ bën me dije se ‘Brigate al-Qassam’, krahu i armatosur i Hamasit, ka marrë përgjegjësinë e sulmit nga Libani.

Në një takim me ambasadorët e huaj, kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu ka pohuar se pas luftës, kur Izraeli ta ketë shkatërruar Hamasin, do t’i ofrojë popullit të Gazës "një të ardhme reale, një të ardhme shprese". Këto fjalë të tij janë përcjellë nga ‘Times of Israel’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë